back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeVengu: Një tjetër ditë në luftë me flakët, këtë herë nga ajri,...

Vengu: Një tjetër ditë në luftë me flakët, këtë herë nga ajri, në Fushë-Arrëz

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 17 gusht 2025

Dashi Praktikoni meditimin dhe jogën për të përmirësuar aftësinë tuaj...

Trump ndryshon qëndrimin për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë

Donald Trump ka thënë se dëshiron të anashkalojë një...

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato nga Emiratet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Fushë-Arrëz.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai vlerësoi bashkëpunimin mes forcave në terren dhe mbështetjes ajrore ndërkombëtare.

“Qielli i Fushë-Arrëzit u dominua sot nga helikopterët e Forcës Ajrore Shqiptare dhe ata të Emirateve, të cilët bashkëpunuan ngushtë me forcat zjarrfikëse në tokë. Këta heronj të qiellit ndihmuan në vendosjen nën kontroll të flakëve, duke mbrojtur banorët dhe natyrën e zonës”, shkroi Vengu.

Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe hapësira të gjelbërta me rëndësi mjedisore në këtë zonë malore, ndaj ndërhyrja nga ajri është konsideruar kritike për frenimin e përhapjes së flakëve.

Forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz