BallinaLajme53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

Të ngjajshme

Milano po ia merr Dubait “statusin” si shtëpia e super të pasurve

Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen nën sulm nga...

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.84 centë...

Ramadani beson se nëse partitë politike nuk riorganizohen, këtë do ta bëjnë qytetarët

Ish-inspektori i AKI-së dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani,...

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara...

Mësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me...

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se viktima është gjetur nga familjarët.

“Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota po hetohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz