back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeLladrovci mohon përfshirjen në hapjen e zyrave me logon e PDK-së: Reagimi...

Lladrovci mohon përfshirjen në hapjen e zyrave me logon e PDK-së: Reagimi i degës është dezinformim

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me vendosjen e zyrave të një dege të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në një objekt privat, që më herët ishte seli e po të njëjtës parti.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci e ka quajtur “akt të shëmtuar” marrjen me qira të zyrave për vendosjen e logos së PDK-së në të njëjtin objekt ku më herët kishte funksionuar dega zyrtare e kësaj partie. Ai e ka cilësuar këtë veprim si “arrogancë”, duke shtuar se një ide e tillë “nuk mund të ketë origjinë nga Drenasi”.

Lladrovci thekson se ai dhe iniciativa qytetare që udhëheq, “Për Drenasin Kampion”, nuk kanë qenë të përfshirë në marrëdhënien qiramarrës–qiradhënës për këto zyra.

“Nuk kam qenë në dijeni për asnjë zhvillim rreth këtyre zyrave”, ka shkruar ai.

Kryetari i Drenasit thotë se zhvendosja në një objekt tjetër, larg selisë ku ndodhet logoja e PDK-së, është bërë për të shmangur konfliktet politike mes anëtarëve dhe qytetarëve.

“Largimi nga prona private është hap për mënjanimin e fjalosjes apo konfliktit”, ka deklaruar Lladrovci, raporton lajmi.net

Në reagimin e tij, Lladrovci rikujton edhe kontributin e tij në qeverisjen e komunës që, sipas tij, është shpërblyer me titullin “komuna me performancën më të mirë në nivel nacional” gjashtë herë radhazi. Ai falënderon ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për mbështetjen e dhënë në vitin 2016.

“Jam mirënjohës që z. Veseli dhe PDK më 2016, ma kanë besuar mandatin për udhëheqjen e komunës”, ka shkruar ai.

Lladrovci gjithashtu ka komentuar procesin e brendshëm në PDK për caktimin e kandidatit për kryetar komune, duke e quajtur “lojë politike me gishta” dhe se kandidati aktual është zgjedhur pa vota demokratike.

“Anëtarët e emëruar të Kryesisë, vendosën për kryetar të emëruar… kandidati aktual ka hyrë me emërim, jo me vota”, shkruan ai.

Ai e ka konsideruar reagimin e Degës së PDK-së në Drenas si “dezinformim”, dhe ka theksuar se nuk do të largohet nga partia, por është kundër “keqbërësve dhe bedelëve” që, sipas tij, kanë marrë drejtimin e degës.

“Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK. Nuk jam përçarës i degës. Jam kundër keqbërësve dhe bedelëve”, ka përfunduar Lladrovci.

Në fund, ai ka theksuar se qeverisja e tij do të vazhdojë në bashkëpunim me qytetarët, duke respektuar ligjin dhe pa “dirigjim nga jashtë”.

“Bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai, duke përsëritur sloganin e iniciativës së tij politike./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz