back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kurti i la bizneset në mëshirë të “mafias energjetike”, përgjegjësit do...

Haradinaj: Kurti i la bizneset në mëshirë të “mafias energjetike”, përgjegjësit do të përballen me ligjin

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset vendore, duke thënë se Albin Kurti i ka lënë bizneset në dorën e “mafisë energjetike”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka paralajmëruar se personat përgjegjës për dëmet që po i shkaktohen vendit përmes liberalizimit të tregut energjetik do të përballen me ligjin.

“Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, tha Haradinaj.

Ai paralajmëron se ky veprim “shkatërrues” nuk do të kalojë pa përgjegjësi: “Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga këta gangasterë me agjenda të dyshimta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz