back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit i la bizneset në mëshirë të...

Haradinaj: Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit i la bizneset në mëshirë të mafias energjetike

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti përmes një postimi në facebook, ku akuzon drejtuesit aktualë për lidhje me “mafian energjetike” dhe për sjellje të qëllimshme që po dëmtojnë ekonominë e vendit.

Haradinaj u shprehë se zaptuesi i zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike.

“Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyrë arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë – çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, shkruan Haradinaj.

Ai paralajmëron se këto veprime nuk do të kalojnë pa pasoja ligjore.

“Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin.

Kosova ka me u liru nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz