back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeRukiqi për Kurtin: S’e do as publiken as privaten, e ka shkatërruar...

Rukiqi për Kurtin: S’e do as publiken as privaten, e ka shkatërruar diplomacinë dhe e ka bërë jetën e papërballueshme

Të ngjajshme

Samiti me Trump në Alaskë, Putin: Ishte në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të shtunën se takimi...

Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku,...

E mbuluar me një peshqir, Ilnisa “ndez” Instagramin: Jam gjithë ndjenja këtu

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli, ka...

Berat Rukiqi, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ‘’nuk e do as publiken, as privaten’’.

Ai ka thënë edhe se, Kurti e ka shkatërruar diplomacinë, administratën si dhe, siç ka thënë ai, kryeministri në detyrë po tenton të rrënojë rendin juridik e kushtetues.

Postimi:

Kur isha Kryetar i Odës Ekonomike dhe Kurti sapo ishte zgjedhur Kryeministër, shkova ta uroj  dhe ja prezantova edhe një platformë prej 12 pikash për rritjen ekonomike. Pasi më dëgjoi, me shumë vetëbesim më tha: “Unë e dua publiken, nuk e dua privaten.”

Sot është e qartë: ai nuk e do as publiken, as privaten.

– Në sektorin publik e ka shkatërruar diplomacinë, administratën dhe po tenton të rrënojë rendin juridik e kushtetues.

– Në ekonomi ka ndalur dy projekte madhore energjetike dhe strategjike (Kosova e Re me thëngjill dhe termocentrali me gaz amerikan LNG), e ka çuar deficitin mbi 5 miliardë, me politika të gabuara i ka rritur çmimet dhe e ka bërë jetën e papërballueshme dhe me çdo vendim oae veprim, ka linçuar ose dëmtuar bizneset.

Një gjë e ka dëshmuar se e do shumë, jashtë publikes e privates: paranë e mafisë energjetike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz