back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeFehmi Kupinës i refuzohet certifikimi në KQZ: Emërtimi i iniciativës qytetare “Lidhja...

Fehmi Kupinës i refuzohet certifikimi në KQZ: Emërtimi i iniciativës qytetare “Lidhja e Prishtinës” i ngjan LDK-së

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Iniciativa Qytetare “Lidhja e Prishtinës” e Fehmi Kupinës nuk është certifikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pasi u hodh në votim, me pesë vota për, një kundër dhe disa abstenime, certifikimi i iniciativës qytetare “Lidhja e Prishtinës” u refuzua.

Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti tha se emërtimi i iniciativës qytetare “Lidhja e Prishtinës”, është në kundërshtim me parimet e certifikimit të subjekteve politike, pasi tha ai ky emërtim është shumë i ngjashëm me brendin dhe identitetin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai theksoi se “Lidhja e Prishtinës” është përdorur nga vetë LDK-ja në të kaluarën, konkretisht në zgjedhjet e vitit 2017, ku ka qenë pjesë e komunikimit zyrtar të partisë në faqen e saj.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, u shpreh se megjithëse në fillim kanë pasur dyshime serioze për emërtimin “Lidhja e Prishtinës”, pas shqyrtimit të thelluar ligjor dhe praktik, kanë arritur në përfundimin se nuk ka bazë ligjore për ta refuzuar certifikimin e këtij subjekti politik.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot vendosi për certifikimin grupit të tretë me 39 subjekte politike, prej të cilave 25 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 380, prej të cilëve 25 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 355 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz