back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmePolicia godet rrjetin e drogës në Prizren, arreston tre persona dhe sekuestron...

Policia godet rrjetin e drogës në Prizren, arreston tre persona dhe sekuestron mbi 4 kg kokainë

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren dhe ka sekuestruar substanca narkotike.

Në njoftim thuhet se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, pas një punë hetimore në teren, nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin H.K., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar).

Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy lokacione, përkatësisht banesat e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollimit në njërën banës janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, me peshe 4 kg e 440 gr., dy peshore, 260 euro dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë: I.H., viti i lindjes 1968 dhe e dyshuara E.R., viti i lindjes 1995.

“Janë konfiskuar edhe dy vetura, njëra me targa belge e tjetra vendore”, vijon njoftimi.

Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Lidhur me rastin tre të dyshuarit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz