back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKQZ nuk certifikoi dy subjekte, Cakolli: Praktikë aq sa kundërligjore, e pakuptimtë...

KQZ nuk certifikoi dy subjekte, Cakolli: Praktikë aq sa kundërligjore, e pakuptimtë dhe e çuditshme

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar sot dy subjekte për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Lidhja e Prishtinës” nuk është certifikuar pasi u tha se është brend dhe pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq iniciativa qytetare “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve”, për shkak të gabimit drejtshkrimor në fjalën “Shqipëtarëve”.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Eugen Cakolli nga KDI.

“KQZ-ja paska vazhduar sot me praktikën kundërligjore e të pakuptimtë të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre. Një iniciativë qenka refuzuar sepse emri i saj i ngjante një slogani të LDK-së të vitit 2017 – me insistim të kësaj të fundit. Një tjetër u refuzua për një gabim drejtshkrimor. Kjo është thjesht burokraci e shndërruar në censurë. E drejta për të garuar është themel i demokracisë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Cakolli tha se asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet apo kujtimet e fushatave dhe tha se anëtarët e KQZ-së s’janë lektorë.

“Për më keq, është e papranueshme të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë. Rregullat duhet të zbatohen me barazi, jo sipas tekeve apo interesave të përfaqësuesve partiakë në KQZ”.

Ky është reagimi i plotë i tij:

KQZ-ja vazhdoi sot me praktikën kundërligjore e të pakuptimtë, të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre.

Një iniciativë qenka refuzuar sepse emri i saj i ngjante një slogani të LDK-së të vitit 2017 – me insistim të kësaj të fundit. Një tjetër u refuzua për një gabim drejtshkrimor. 

Kjo është thjesht burokraci e shndërruar në censurë.

E drejta për të garuar është themel i demokracisë.

Asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet apo kujtimet e fushatave. Për më keq, është e papranueshme të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë.

Rregullat duhet të zbatohen me barazi, jo sipas tekeve apo interesave të përfaqësuesve partiakë në KQZ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz