Federico Chiesa ka shpërthyer në emocion pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bournemouth, ku ai ishte protagonist me golin e tij të bukur.
Pas sfidës, sulmuesi italian dha një deklaratë që me siguri do t’i entuziazmojë tifozët e Liverpool-it.
“Vendimi im është të qëndroj! Dua të qëndroj dhe të luftojë për të gjitha trofetë këtu,” u shpreh Chiesa, duke treguar qartë synimet e tij afatgjata me klubin anglez.
Ai nuk i fshehu emocionet dhe dashurinë për fanellën që mban veshur.
“Unë e dua Liverpool Football Club,” tha ai me krenari.