back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeKFOR-i italian dhe ushtria amerikane zhvillojnë stërvitje në Pejë

KFOR-i italian dhe ushtria amerikane zhvillojnë stërvitje në Pejë

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Imri Ahmeti viziton familjen Thaçi në Vrellë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar...

Rohde: Kriza që e shkaktuat vetë dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se...

Bayern Munchen fiton Superkupën e Gjermanisë, Luis Diaz debuton me gol

Skuadra e Bayern Munchen ka fituar Superkupën e Gjermanisë,...

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim të ngushtë me Aviacionin e Task Forcës së Ushtrisë Amerikane, zhvilluan një stërvitje trajnimi për evakuim mjekësor në Kampin Villaggio Italia, në Pejë.

Stërvitja, e mbështetur nga një helikopter UH-60 Black Haëk, simuloi evakuimin e viktimave në kushte reale.

Ushtarët trajnuan hipjen dhe zbarkimin e viktimave gjatë operacioneve me helikopter, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërforcë.

KFOR-i thekson se aktivitete të tilla ndihmojnë në përgatitjen për emergjenca reale dhe forcojnë kohezionin ndërmjet njësive shumëkombëshe. Misioni mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjithë në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz