back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeAKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

Të ngjajshme

Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar mbi...

53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën...

Kështu po e uron Rita Ora bashkëshortin për ditëlindjen e 50-të

Regjisori i famshëm botëror, Taika Waititi, feston sot ditëlindjen. E...

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të KEDS-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilat sot kanë nisur çkyçjen të qindra bizneseve nga energjia elektrike. AKB e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar, represiv dhe shkatërrues për ekonominë e Kosovës.

Sipas AKB-së, si pasojë e këtyre çkyçjeve mijëra vende pune janë në rrezik, humbjet ekonomike mund të shkojnë në dhjetëra miliona euro dhe sektori privat po përballet me shantazh të paprecedent.

AKB kërkon ndalim të menjëhershëm të çkyçjeve, duke bërë të ditur se mbi 400 njësorë u është ndërprerë furnizimi automatikisht, ndërsa shumë të tjerë po përballen me ndërprerje manuale. Organizata kërkon shtyrje të afateve dhe ndërhyrje urgjente të Qeverisë.

“Nëse nuk ndalet ky abuzim, AKB paralajmëron masa demokratike për mbrojtjen e bizneseve dhe ekonomisë së vendit,” thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz