back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajme“Më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, bashkëshortja e Edi...

“Më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, bashkëshortja e Edi Ramës flet si rrallë herë për jetën familjare

Të ngjajshme

Kosova U-19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar...

Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Agjencia Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

PD denoncon një ndërtim pa leje te “5 maji”

Partia Demokratike ka denoncuar një ndërtim pa leje në...

Elezaj prezanton investimet në infrastrukturën e Sferkës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka prezantuar...

Në një intervistë për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.

“Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.

Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën.

Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.

Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.

“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi së bashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama.

Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.

“Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz