back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeOperacioni “Lavazhi” godet kontrabanduesit e drogës në Mitrovicë të Jugut

Operacioni “Lavazhi” godet kontrabanduesit e drogës në Mitrovicë të Jugut

Të ngjajshme

Tahiri i AAK-së paralajmëron krizë ekonomike: Pa energji, Kosova rrezikon falimentim

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,...

Haradinaj: Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit i la bizneset në mëshirë të mafias energjetike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë...

AUV ndalon shitjen e produkteve të bylmetit dhe shpezëve në hapësira publike në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyra regjionale në...

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia Mitrovicë Jugu, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ “Lavazhi’, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Sot, është realizuar urdhër-kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ku gjatë realizimit të këtij urdhri, kanë filluar kontrolle në disa lokacione në Mitrovicë Jugu.

Hetuesve të DHTN-së, u kanë ndihmuar njësitet të NJSO-së dhe Forenzika e Mitrovicës së Jugut.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi në cilësi të provave materiale: 19 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë pesha 184.8 gr, 25 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë pesha 85 gr, njëmijë e tetëdhjetë euro para të gatshme, dy peshore digjitale, tri automjete, tre telefona dhe dëshmi tjera relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale.

Si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” janë arrestuar tre të dyshuar – njëri prej tyre i mitur. 

Me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, gjegjësisht 24 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz