back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeTakimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura,...

Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë

Të ngjajshme

City i Guardiolës e nis Premier Ligën si mysafirë të Wolves – formacionet zyrtare

Pas një sezoni zhgënjyes 2024/25 që përfundoi me një...

Sërish pjesë e BBV, flet Xheneta

Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu iu është përgjigjur...

10 vatra zjarri aktive në Shqipëri, më të prekurat fshatrat e Tiranës

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur...

Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio  dhe Steve Witkoff
ende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë”, shkruan ai.

Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin e sotëm, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz