Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë duke vazhduar takimin e tyre së bashku me delegacionet përkatëse për më shumë se një orë tashmë.
Kjo është e rëndësishme sepse më herët gjatë kësaj jave, Trump kishte deklaruar se do ta kuptonte brenda pak minutash nëse Putin kishte vërtet interes për paqe, transmeton lajmi.net
Ai gjithashtu kishte theksuar se nëse samiti shkon keq, “do të largohej”.
“Unë mund të largohem dhe t’i them ‘suksese’, dhe aty të përfundojë gjithçka. Mund të them se kjo nuk do të zgjidhet,” kishte deklaruar Trump para takimit./lajmi.net/