back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajme78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Të ngjajshme

Lirohet nga spitali Morena Taraku

Morena Taraku është liruar nga spitali. Bukuroshja pejane kishte më...

LDK mban konferencë për media, sdihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë...

Vidhet një veturë nga një parking në Fushë Kosovë

Një veturë është vjedhur nga një parking në Fushë...

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të premten janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 17 vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

“Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv por është nën kontroll. Kjo vatër është vizituar sot nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, i cili ka parë nga afër veprimet e ndërmarra në terren”, thuhet në njoftim.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz