Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Alaska, aty ku liderët e dy fuqive të mëdha janë ulur sot përballë njëri-tjetrit për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë.
Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas presidenti rus mbërriti presidenti rus, Vladimir Putin.
Dy liderët nisën takimin dypalësh pak çaste më vonë. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”, transmeton lapsi.al
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për politikën e jashtme, Yuri Ushakov janë me Putinin në takimin tre-me-tre me Trumpin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë me përvojë të gjatë dhe qendrorë në formësimin e politikës së jashtme të Rusisë.
Ndërsa Trump dhe Putin ndalen për pak momente për një foto, duke qëndruar mbi një podium, gazetarët shfrytëzojnë rastin për t’u bërtitur pyetje të dy udhëheqësve.
“President Putin, a do të pranoni një armëpushim?” – pyet një gazetar. Një tjetër pyet se cili është mesazhi i Trumpit për Putinin. Të dy largohen pak pas pyetjes së fundit nga një gazetar që e pyeti Putinin “nëse do të ndalonte vrasjen e civilëve”. Putin bëri me shenjë që nuk po e dëgjonte pyetjen, ndërkohë që të dy udhëtuan së bashku në të njëjtin makinë.