Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur me një shtrëngim duarsh presidentin rus, Vladimir Putin, përpara fillimit të një samiti me rëndësi të lartë në Alaskë.
Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus, teksa e priti në tapetin e kuq.
Dy liderët pritet të diskutojnë një marrëveshje armëpushimi për Ukrainën, ndërsa takimi po shihet si një moment kyç në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve.