back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeBerisha “godet” kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama nuk ka bërë kurrgjë hiç

Berisha “godet” kryetarin e Prishtinës: Përparim Rama nuk ka bërë kurrgjë hiç

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se...

Katër të arrestuar për grabitjen e 8 mijë eurove në Fushë Kosovë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, policia ka...

Ibrahimi: Bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal

Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Zelensky njofton se do të takohet me Trumpin të hënën në Uashington D.C.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet...

Bekë Berisha, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar punën që ka bërë për katër vjet me radhë kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai ka thënë se Rama nuk ka bërë asgjë për katër vjet në drejtimin e kryeqytetit.

“Erdhi nga Oxfordi, erdhi nga atje, edhe nuk ka bërë asgjë. Sikurse rasti i Shpend Ahmetit, por ky i fundit është shumë i sofistikuar, do të thotë se ky nuk ka bërë bash asgjë”.

“Kinse nuk di shqip sepse është në Angli, por në Angli mund të shkojë çdo kush edhe të vijë dhe të mos bëjë asgjë për vendin e vet. Ky është rasti më i keq se çfarë mundet të krijojë një PR i mirë edhe një kryetar jo funskional”, ka thënë Berisha.

Berisha tha se për Prishtinën do të dalin me një projekt shumë praktik për t’i zgjidhura disa probleme pasi sipas tij, për një kohë të gjatë Prishtina nuk ka ndryshuar kurrgjë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz