back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeQeveria konfirmon miratimin e huamarrjes për RTK-në – pagat për punëtorët pritet...

Qeveria konfirmon miratimin e huamarrjes për RTK-në – pagat për punëtorët pritet të ekzekutohen pas 15 ditësh vonesë

Të ngjajshme

Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur...

Nis takimi Trump-Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje deri në 2,540,000 euro, me qëllim të sigurimit të likuiditetit financiar për transmetuesin publik.

Me këtë vendim, RTK-ja tashmë ka hapur rrugë për ekzekutimin e pagave për punëtorët, të cilat kanë qenë të vonuara për më shumë se 15 ditë, si pasojë e mosalokimit të buxhetit për pjesën e dytë të vitit 2025, transmeton lajmi.net

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë, ndërsa pritet që me këtë mbështetje të përkohshme, transmetuesi publik të rifitojë stabilitetin financiar për të përmbushur obligimet themelore ndaj stafit dhe funksionimit të përditshëm.

Përkundër që Qeveria Kurti kishte bërë propagandë të madhe gjatë këtyre ditëve, duke tentuar të ia lë fajin ish-opozitës për këtë gjendje të RTK-së, në fund lëshuan pe dhe arritën të bëjnë një zgjidhje për RTK-në.

Propaganda e Qeverisë ishte akuza që kinse ish-opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, duke mos lejuar kështu alokimin e mjeteve për pjesën e dytë të vitit për RTK-në.

Në fund doli që e gjitha kjo ishte propagandë e qeverisë dhe se zgjidhja për RTK-në mund të bëhej kohë më parë, e të mos liheshin pa paga mbi 700 punëtorë të televizionit publik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz