back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaSportBaton Zabërgja me një mesazh emocionues përshendetet nga Dinamo City

Baton Zabërgja me një mesazh emocionues përshendetet nga Dinamo City

Të ngjajshme

Dua Lipa s’njeh kufij, bën joga në një dërrasë sërfi

Dua Lipa vërtet dëshiron të sfidojë limitet! Ylli shqiptar me...

Edhe Putin ka zbarkuar në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbarkuar në Anchorage, Alaskë,...

Jo më “kokë me kokë” – Pse Trump e Putin e ndryshuan formatin e takimit?

Ndryshimi i formatit të takimit bilateral të sotëm —...

Gjithçka është gati! Trump mbërrin i pari në Alaska

Në Anchorage të Alaskës, gjithçka është gati për takimin...

Baton Zabërgja mbrëm luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Dinamo Cityt.

Futbollisti nga Kosova madje shënoi gol kundër Hajduk Splitit dhe e dërgoi Dinamon në play-offin e Conference League, shkruan IndeksOnline.

Por 24-vjeçari tashmë karrierën do ta vazhdojë në Ukrainë, te skuadra e Metalist Kharkiv.

Ai përpes një postimi emocional në Facebook, ka falenderuar kryesin e Dinamos, trajnerin Ilir Daja dhe tifozët për mbështetjen që kishte gjatë dy viteve të fundit.

”Definitivisht jam shum i emocionuar, nuk di as nga të ja fillojë , me  emocione të përziera !

Qenka e sikletshme që të shkrush  një status  per ndarjen nga kjo ekip  ( e që besojë shum , se do jetë i përkohshëm, her do kur , kimia  e përshtatjes do më rikthejë këtu , ndoshta edhe per ta permbylle karieren  ) , sepse ky ekip me emer,  më dha emer,  ky menagjment duke perfshi trener , kryesi,bashkëlojtar  e në veçanti, të veçantit,  trener Ilir Daja te cili ma ka dhon diqka më tepër se sa e kam pritur edhe vet dhe unë bëra nje sezon te Dinamo me statistika te cilet sot me hapin rrugen drejt qëllimeve te mija personale qe i kisha,pastaj i veçanti edhe njeriu i cili me ka pranuar si pjesëtar i familjes vet,klubit dhe vazhdimisht me perkrahjen e tij më ka motivuar edhe ka merita te mëdha per mua që të arrijë ketu ku jam është Presidenti Adrian Bardhi, kjo tifozeri me zemer per klubin, ky ambient familjarë , që më konsideruat si çun të  juajin , si vëlla , nuk mund ti përmbledhi me ditë e javë, qe ti perkufizojë të gjitha  dhe të faleminderojë nga zemra, për këto dy vite sa isha pjesë e juaja, se si më trajtuan , dhasht Zoti që sado pak të ju  kam përmbush ate çka keni kerkuar nga unë !

Jam munduar me tërë qenjen , më besoni që në asnjë sekond nuk me ka shkuar mendja që ta kursejë veten , vetem e vetem këta njerz dhe natyrisht dhe unë me ju , të arrijmë atje ku e ka vendin ky klub ,  per aq sa kam pas mundesi edhe  atomin e fundit jam mundu ta shkri që ti permbushim ëndrrat , ju thash  me duhet shum  kohë që  ndoshta me shkrime  të ju faleminderoje secilin veq e veq , por besoje se e kuptoni emocionin tim ne këto momente dhe me kaq po e perfundojë…. .!

Zoti ju bekoftë klubi im i zemres ,, Dinamo City, kryesi , menagjment ne pergjithësi , tifozeri , deshira ime eshte qe ju të vazhdoni tutje dhe unë të krenohem me ju kudo që të jem  dhe të arrini ne plediestalë në cdo kompeticion,  si në superiore   ashtu edhe Europë !

Me respekt Baton Zabergja !

Ju përqafon i juaji Zabi”, ka shkruar Zabërgja./IndeksOnline/

Definitivisht jam shum i emocionuar, nuk di as nga të ja fillojë , me emocione të përziera !
Qenka e sikletshme që të…

Posted by Baton Zabërgja on Friday, August 15, 2025

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz