back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaSportBaton Zabërgja përshëndetet me Dinamo Cityn: “Ky ekip më dha emër, do...

Baton Zabërgja përshëndetet me Dinamo Cityn: “Ky ekip më dha emër, do të mbetet gjithmonë në zemrën time”

Të ngjajshme

Jo më “kokë me kokë” – Pse Trump e Putin e ndryshuan formatin e takimit?

Ndryshimi i formatit të takimit bilateral të sotëm —...

Gjithçka është gati! Trump mbërrin i pari në Alaska

Në Anchorage të Alaskës, gjithçka është gati për takimin...

Trump mbërrin në Anchorage për takimin historik me Putin

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Anchorage, Alaska,...

Loredana zbulon ‘sekretin’ e vajzave, ja si janë ato në fillim të njohjes

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati,...

Sulmuesi i njohur kosovar, Baton Zabërgja, i ka dhënë fund aventurës së tij me ekipin shqiptar Dinamo Cityn, duke i hapur rrugë transferimit të tij të ri te Metalist në Ukrainë.

Me anë të një mesazhi emocional, ai është përshëndetur me klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës që mbrojti ngjyrat blu.

Zabërgja pranoi se ndarja nga Dinamo nuk ishte aspak e lehtë dhe se, pavarësisht se po nis një kapitull të ri në karrierën e tij, ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në të ardhmen për të mbyllur këtu karrierën.

“Jam shumë i emocionuar, nuk di as nga t’ia filloj… Është e vështirë të shkruash një mesazh lamtumire për një ekip që besoj se ndarja me të do të jetë e përkohshme. Ky ekip me emër më dha edhe mua emër. Ky menaxhim, duke përfshirë trajnerin, kryesinë, bashkëlojtarët, dhe mbi të gjitha trajnerin Ilir Daja, i cili më dha më shumë sesa e prisja vetë, më hapi rrugën drejt qëllimeve të mia personale.”

Në fjalët e tij, Zabërgjë vlerësoi lart mbështetjen dhe përkushtimin e presidentit të klubit, Adrian Bardhi, duke theksuar se ai e pranoi si pjesëtar të familjes dhe i qëndroi pranë në çdo hap të rrugëtimit.

“Presidenti Bardhi ka merita të mëdha që unë jam këtu ku jam sot. Kjo tifozëri me zemër për klubin, ky ambient familjar që më konsideroi si djalin dhe vëllain e tyre – nuk përkufizohen dot me fjalë.”

Sulmuesi premtoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për fanellën e Dinamos.

“Nuk ka pasur asnjë sekondë ku të kem kursyer veten. Çdo atom energjie e kam shkrirë për të përmbushur ëndrrat tona të përbashkëta dhe për ta çuar klubin aty ku e ka vendin.”

Mesazhi i tij u mbyll me një urim të veçantë për klubin e zemrës:

“Zoti ju bekoftë! Shpresoj të arrini në piedestalin e çdo kompeticioni, qoftë në Superiore apo në Evropë. Kudo që të jem, do të krenohem me ju. Me respekt, Baton Zabërgja – Zabi 7.”

Një kapitull i ri – Metalist, Ukraina

Pas suksesit me Dinamo Cityn, Baton Zabërgja pritet të nisë një sfidë të re jashtë vendit. Destinacioni i tij i radhës është Metalist, klub me traditë në Ukrainë, ku ai synon të vazhdojë rritjen profesionale dhe të lërë gjurmë në futbollin evropian. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz