back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeLista Sprska merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit, prezanton kandidatët për...

Lista Sprska merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit, prezanton kandidatët për kryetarë komunash / emrat

Të ngjajshme

Lista Srpska ka prezantuar kandidatët për kryetar komunash në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, si dhe në komunën me shumicë shqiptare të Obiliqit.

Kandidati për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut është Milan Radojeviq, i cili ishte kreu i kësaj komune para se ta linte atë në nëntor të 2022-ës.

Kryetari aktual i “Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Prishtinës”, sipas sistemit serb, Novak Zhiviq, është kandidat për kryetar të Komunës së Graçanicës, njoftoi kryetari i Listës Srpska, Zlatan Elek.

Kandidati për komunën e Leposaviqit është Zoran Todiq, i cili e mbajti këtë pozicion para se të largohej nga institucionet e Kosovës, dhe ishte gjithashtu kryetar i “Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Leposaviqit” sipas sistemit serb deri në shkarkimin e tij të fundit, raporton mediumi në gjuhën serbe “Kim”.

Milosh Peroviq është kandidat në Zubin Potok, ndërsa Dragisha Miloviq po kandidon përsëri për kryetar të Zveçanit.

Sasha Millosheviq është kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës, ndërsa Tanja Antiq është kandidate për Komunën e Ranilugut. Dragan Petkoviq do të kandidojë për postin e kryetarit të Komunës së Parteshit, ndërsa Bozhidar Dejanoviq do të përpiqet përsëri të jetë kryetar i Kllokotit.

Ivica Tanasijeviq është kandidati i Listës Serbe për kryetar të Komunës së Shtërpcës. Sipas këtij mediumi, Lista Srpska ka kandidatin e saj edhe në komunën me shumicë shqiptare të Obiliqit, ku Goran Dançetoviq, do të garojnë për postin e kryetarit të komunës.

Përveç dhjetë komunave me shumicë serbe, Lista Srpska do të ketë edhe kandidatë për këshilltarë në nëntë komuna ku serbët janë pakicë: Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Kamenicë, Pejë dhe Vushtrri.

Në total, Lista Serbe ka 239 kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor.

Kryetari i kësaj partie ka bërë thirrje për bashkim.

“Është absolutisht e nevojshme që ne të jemi të bashkuar, të jemi në marrëveshje, të jemi të bashkuar, në mënyrë që të fitojmë këtë luftë politike që na pret, domethënë që qytetarët të kenë përfaqësues të përshtatshëm”, tha Elek, sipas Kim./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz