back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaSport“Të gjithë ishim të përlotur”, Ilir Daja pas fitores ndaj Hajdukut: Histori...

“Të gjithë ishim të përlotur”, Ilir Daja pas fitores ndaj Hajdukut: Histori për futbollin shqiptar!

Të ngjajshme

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajdukut të Splitit. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes përmikrofonin e “Supersport”, teknikukryeqytetas ndër të tjera u shpreh:

“Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën Europianin. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë. E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda.  

Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen, ishim me shumë raste në krahasim te Hajduku. Më bënte të besoja sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë me Dinamo Zagrebin. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz