back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaSportDrita mposhtet edhe në Prishtinë nga FCSB, vazhdon në play-offin e Ligës...

Drita mposhtet edhe në Prishtinë nga FCSB, vazhdon në play-offin e Ligës së Konferencës

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Drita nuk ka arritur ta bëjë përmbysjen ndaj ekipit rumun, FCSB në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Europës., duke pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Kampionia e Kosovës pësoi 1:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi paraprakisht kishte pësuar 3:2 në Bukuresht.

Mysafirët e nisën fuqishëm ndeshjen me gol në sekondat e parë nga Cisotti, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 18-të, Miculescu e shënoi golin e dytë të mysafirëve, e që ishte edhe goli i nokautit për Dritën.

Gjilanasit ngjallën shpresat për një rikthim, kur Veton Tusha realizoi në minutën e 52-të.

Por, kartoni direkt i kuq i kapitenit Rron Broja mbylli çdo derë për Dritën.

Deri nw fund, FCSB shënoi edhe njëherë nëpërmjet Politic për 1:3.

Përkundër eliminimit nga Liga e Europës, Drita do të mbetet ende në garë për Europë.

“Intelektualët” do të përballen me skuadrën që e kishin eliminuar në Ligën e Kampionëve, Differdange të Luksemburgut në play-offin për Ligën e Konferencës.

Në rast se arrin ta eliminojë sërish, Drita do ta siguronte fazën e ligës në Ligën e Konferencës, diçka që deri më tash vetëm Ballkani (2 herë) ka arritur ta bëjë nga ekipet kosovare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz