back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeStatovci: Kushtetuesja mund të konsiderohet mbretëri me të drejtë vetoje – jam...

Statovci: Kushtetuesja mund të konsiderohet mbretëri me të drejtë vetoje – jam per t’ia respektuar aktgjykimin

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Deputetja e koalicionit VV-Guxo, Jeta Statovci, e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se rregulli i ri që thotë se e ke të drejtën e propozimit vetëm tri herë, nuk argumentohet askund se ku ka qenë baza e këtij vendimi.

Statovci tha se Gjykata Kushtetuese lirisht mund të konsiderohet një lloj mbretërie me të drejtë vetoje, teksa shtoi se vetë ajo është për t’i respektuar aktvendimet e Kushtetueses.

“Tash me këto aktgjykimet e reja, kemi një lloj deformimi të asaj se cka kemi trashëguar dhe lirisht Gjykatën Kushtetuese lirisht mund ta konsiderosh si një lloj mbretërie me të drejtë vetoje që bën ndryshime kushtetuese pa kompetencat e saj”.

“Unë jam brenda asaj që duhet respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Qasja ime është më institucionaliste, respektoj institucionet por pavarësisht kësaj mbaj mendimet dhe opinionet e mija. Ne nuk kemi pasur ende një takim në kuadër të subjekteve tona politike të përbashkëta për ta diskutuar më tutje”, tha Statovci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se nëse gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë zgjedhjet do të ishin e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi.

“Në qoftë se gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë instanca e vetme që i jep zgjidhje një çështje se ku është besimi qytetar pra është populli dhe kjo do të nënkuptonte zgjedhje të reja”, tha ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz