back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaShowBizYLL LIMANI po vjen me ndez SHKUPIN!

YLL LIMANI po vjen me ndez SHKUPIN!

Të ngjajshme

Shkupi po përgatitet për një natë që s’ka me u harru kurrë! Më 20 gusht, në Stadiumin e ARM-së, Yll Limani vjen me një super koncert live open air, bashkë me full bend prej 10 muzicientash, për një show 90-minutësh plot adrenalinë, emocione e hite që krejt i këndojmë prej zemrës.

Para Yllit, skena ka me u ngrohë prej Florent Abrashit, që ka me hap natën me energji e muzikë të mirë, për me e çu publikun drejt atmosferës që veç koncertet e mëdha din me e pru.

Ky event madhështor vjen si bashkëpunim i fuqishëm mes Avalon Booking dhe Three60, dy emna që din si me pru spektakle që mbahen mend. Energjia në ekip është veç për t’u marrë shembull – krejt janë në një valë, për me e pru natën ma të bukur të verës në Shkup.

Biletat po shiten shpejt në kick-tick.com, e kush don me qenë pjesë e kësaj nate historike, duhet me i kap sa ma shpejt. Për 90 minuta, Stadiumi i ARM-së ka me u kthy në tempull muzike, ku secili refren, secila notë e secili dritë ka me ju marrë me vete.

Yll Limani, i njohun për performancat live që t’i dridhin emocionet, ka përgatitë një setlistë speciale, me krejt hitet që e kanë ba një prej artistave ma të dashun në trojet tona, e edhe disa surpriza që s’i ka pa e ndigju askush.

Mos e humb – 20 Gushtin në Shkup, Stadiumi i ARM-së – një natë që ka me u fol gjatë dhe koncerti i tij më gjigand deri më tani!

Mere shoqnin, familjen, ma të dashtunit edhe hajde shijoje mbramjën që ka me kriju kujtime të përjetshme!

Biletat i gjeni në kick-tick.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz