Futbollisti Festim Alidema javë më parë është rikthyer në futbollin kosovar, ku kishte nisur edhe stërvitjet me skuadrën e Drenicës.
Por IndeksOnline merr vesh se Alidema është larguar nga klubi nga Skenderaj, pak para fillimit të sezonit të ri.
Burime tona bëjnë me dije se Alidema kishte mosmarrveshje me kryetrajnerin e Drenicës, Bylbyl Sokolin.
Festim Alidema sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Pogradeci, derisa shumëshpejt do të shohim klubin e ri./IndeksOnline/