back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaShowBizAktori flet për jetën: I kam lënduar të gjithë ata që dua

Aktori flet për jetën: I kam lënduar të gjithë ata që dua

Të ngjajshme

Charlie Sheen, pothuajse tetë vjet i pastër nga droga dhe në prag të ditëlindjes së 60-të, ka vendosur të përballet me të kaluarën e tij të trazuar, të shënuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Ai do ta bëjë këtë përmes një libri të ri dhe një dokumentari të hapur.

Dokumentari dy-pjesësh i Netflix-it, me titull aka Charlie Sheen dhe nën regjinë e Andrew Renzit, do të publikohet më 10 shtator. Sheen premton se do të zbulojë çdo kapitull të jetës së tij. “Kur mban shumë turp, ai të mbyt,” pranon aktori në trailerin e publikuar së fundmi. “Unë ndeza vetë fitilin, dhe jeta ime u kthye në gjithçka që nuk duhej të ishte”, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se në dokumentar do të rrëfejë gjëra që më parë i kishte ndarë vetëm me terapistin e tij. Një moment veçanërisht emocional është kur flet për zhgënjimin që i ka shkaktuar babait të tij të famshëm, aktorit Martin Sheen. “Nuk mund ta imagjinoj veten në vendin e tij. Realisht kam lënduar njerëzit që dua”, tha ai me lot.

Në seri shfaqet edhe vajza e tij 20-vjeçare, Lola Sheen, një konservatore kristiane, e cila deklaron: “Nuk mund të kesh një marrëdhënie të vërtetë me dikë që po lufton me varësinë”.

Një nga momentet më tronditëse vjen nga ish-dileri i Sheen, Marco, i cili konfirmon se tregimet e aktorit për përdorimin e sasive të mëdha të crack kokainës janë të vërteta. Sheen, i vetquajtur “reja e zezë e tabloidit,” humbi në 2011 një rol fitimprurës në sitcomin Two and a Half Men, ku fitonte 1.8 milion dollarë për episod, pasi në vetëm një vit për herë të tretë përfundoi në rehabilitim.

Dokumentari përfshin gjithashtu figura të njohura nga jeta e Sheen, përfshirë ish-bashkëshortet Denise Richards dhe Brooke Mueller, kolegët Jon Cryer dhe Chris Tucker, vëllain Ramón Estévez, si dhe madam-in e famshme të Hollivudit, Heidi Fleiss, e cila e quan Sheen “puçk i qajtur” dhe kujton se ai kishte dëshmuar kundër saj, çka e çoi në burg.

Megjithatë, dokumentari nuk përfshin babain e tij Martin Sheen, vëllain më të madh Emilio Estévez, as vajzën e tij të distancuar 21-vjeçare, Sami Sheen. Trailer-i nuk përmend diagnozën e HIV-it të Sheen nga 2012, as akuzat për ngacmim seksual ndaj aktorit të ndjerë Corey Haim, të cilat ai i ka mohuar më parë.

Përveç dokumentarit, Sheen më 9 shtator do të publikojë memoaret e tij The Book of Sheen, të cilat do të kenë 368 faqe. Libri do të shoqërohet edhe me një turne promovues prej pesë eventesh, duke filluar më 8 shtator në New York.

Charlie Sheen, fitues i Golden Globe dhe katër herë i nominuar për Emmy, u bë i famshëm për filmat Platoon, Wall Street, Ferris Bueller’s Day Off, Hot Shots! dhe Scary Movie, si dhe për rolet në serialet Spin City dhe Anger Management. Pas një pauze të shkurtër në aktrim, gjatë 2023 dhe 2024 ai u shfaq në serialin e HBO-së Bookie, duke luajtur një version të vetvetes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz