back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSportEgnatia e kërkon historinë, kampionët shqiptarë e presin Olimpija Lubjanën

Egnatia e kërkon historinë, kampionët shqiptarë e presin Olimpija Lubjanën

Të ngjajshme

OVL UÇK: Shqetësimet për Specialen ia përcollëm Zyrës së BE-së

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së...

Dogji një garazhë dhe dy vetura në Pejë – Arrestohet i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në...

SHBA dhe Gjermania dhurojnë 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën

Gjermania ka njoftuar financimin e një pakete pajisjesh ushtarake me vlerë...

Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës

Besa Shahini që është kandidate e PSD’së për kryetare...

Vetëm 90 minuta dhe një gol larg. Kaq i duhet Egantias për ta shkruar historinë e saj edhe në Kupat e Europës.

Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë sonte në orën 21:00 sfidën e kthimit në raundin e tretë kualifikues të Conference League kundër Olimpija Lubjanës.

Barazimi 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytetin slloven favorizojnë skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova, aq më tepër që në fushën e saj do të ketë edhe ndihmën e tifozëve.

Me mision kualifikimin për herë të parë në play off e një turneui europian, Egnatias i duhet një tjetër paraqitje nga ajo e një jave më parë, ku mendoi më shumë për të mos pësuar.

Për të shkuar më larg në Conference League, kampionët shqiptarë duhet të shënojnë  ashtu si në dy sfidat e raundit të dytë, ku fituan ndaj Dinamo Minsk 2-0 në transfertë dhe 1-0 në shtëpi.

Pra, Edlir Tetova dhe të besuarit e tij e dinë si bëhet, ndërsa Egnatia vjen në këtë sfidë thuajse e plotë.

Mungesa e vetme është ajo e Fangaj, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e vajtjes, shkruan abcnews.

Për këtë arsye, nuk priten ndryshime në formacion, por sigurisht detyrat në fushë do të ndryshojnë, pasi kampionëve të Shqipërisë iu duhet një diferencë me një gol për të arritur objektivin historik për një biletë në play off e Conferennce League.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz