back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaSport“Jam fitues, kërkoj shumë”, Granit Xhaka paralajmëron bashkëlojtarët e tij si kapiten:...

“Jam fitues, kërkoj shumë”, Granit Xhaka paralajmëron bashkëlojtarët e tij si kapiten: Krenar, njerëzit më njohin…!

Të ngjajshme

Operacioni “Lavazhi” godet kontrabanduesit e drogës në Mitrovicë të Jugut

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me...

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

E shtuna me diell e vranësira, e diela me rrebeshe shiu

Me vranësira kalimtare e intervale me diell parashihet moti...

Granit Xhaka, futbollisti i Kombëtares së Zvicrës sot është emëruar zyrtarisht kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025/26.

Xhaka pas transferimit nga Bayer Leverkuseni te ekipi anglez, tashmë ka fituar epitetin e liderit, shkruan Indeksonline

Ai u shpreh tejet i lumtur që do ta bartë shirtin e kapitenit te kjo skuadër me histori në Angli. Madje ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij.

 “Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”.

“Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, u shpreh Granit Xhaka

Sunderlandi të shtunën zhvillon ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League në stadiumin “e dritës”, kundër West Ham Unitedit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz