BallinaSportNeymar e zbulon një takim të tij sekret me Guardiolën

Neymar e zbulon një takim të tij sekret me Guardiolën

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Neymar Junior e ka zbuluar një takim sekret që e kishte me Pep Guardiolën.

Në vitin 2013 ylli brazilian ishte duke menduar të largohej nga Santosi, ndërkohë që trajneri spanjoll ishte i lirë, por në negociata me Bayern Munichun.

Dhe, ish-trajneri i Barcelonës, aktualisht në krye të ekipit të Manchester Cityt, ishte munduar që ta bindte lojtarin për t’iu bashkuar atij, por pa ia zbuluar emrin e ekipit.

Megjithatë, 33-vjeçari aktual ishte i vendosur për t’u transferuar në Barcelonë dhe në fund kështu kishte ndodhur, duke e lëshuar mundësinë që të punonte me Pep.

“Pasi e fitova çmimin ‘Puskás Award’, babai më thirri në telefon në orën 02:00 të natës. Kur më në fund iu përgjigja, ai më tha që ta hapja derën… Isha në bokserica! Ishte babai im, Pep dhe përkthyesi.”

“Pep më tha: ‘Dua të transferoj dhe të marr me vete kudo që do të shkoj. Do të të bëj lojtarin më të mirë në botë.’ Ai madje mi tregoi edhe taktikat, duke më thënë: ‘Nëse nuk i shënon 60 gola në sezon, do ta ndërroj emrin tim.’”

“Kur e pyeta se në cilin klub donte të më transferonte, ai më tha: ‘Nuk mund të ta them tash.’ Më vonë, ai e pranoi se ishte Bayern Munich, duke më premtuar se do të kujdesej për mua përkundër të ftohtit atje.”

“Por në fund, unë e zgjodha Barcelonën.” /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz