back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeVV, PDK, LDK e AAK garojnë në një listë me 10 kandidatë...

VV, PDK, LDK e AAK garojnë në një listë me 10 kandidatë në Komunën e Graçanicës, thotë nënkryetari Ajeti

Të ngjajshme

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur...

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur...

Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, s’është ndërhyrje

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka...

Pas gati katër vitesh në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ajeti, ka njoftuar se, për herë të parë, subjektet politike shqiptare në Graçanicë – VV, LDK, PDK dhe AAK – do të garojnë së bashku në kuadër të një liste të përbashkët, të quajtur Aleanca Shqiptare. Sipas tij, lista do të përfshijë edhe figura të pavarura dhe aktivistë me ndikim në komunë, ndërsa nga dhjetë kandidatët për Asamblenë Komunale, katër do të jenë gra.

“Me kënaqësi të madhe dhe përgjegjësi të lartë ndihem i privilegjuar që emri im është përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës nga lista e përbashkët shqiptare. Zotohem të punoj shumëfish më shumë për të rregulluar jetën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Ajeti.

Ai ka premtuar se programi qeverisës për katër vitet e ardhshme do të përfshijë investime në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie apo feje, duke theksuar se Aleanca Shqiptare do t’u shërbejë të gjithëve.

Ditëve në vijim, Ajeti ka paralajmëruar prezantimin e detajuar të programit dhe të listës së kandidatëve për Asamblenë Komunale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz