back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajme‘Alma’ e serialit “Familja Moderne” i futet politikës – kandidon për asambleiste...

‘Alma’ e serialit “Familja Moderne” i futet politikës – kandidon për asambleiste në Komunën e Prishtinës

Të ngjajshme

“U pajtuam në disa çështje të mëdha” – Trump flet pas takimit me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën e përbashkët për...

Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë

Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino,...

Trump dhe Putin e “trashin muhabetin” – ka më shumë se një orë që ka nisur takimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti...

Raportohet për një aksident në Llapushnik, dyshohet se kamioni goditi një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur në Llapushnik të Drenasit,...

Takimi Trump-Putin | Zelensky: Rusia duhet t’i japë fund luftës që e ka nisur

Teksa Donald Trump dhe Vladmir Putin përgatiteshin të takoheshin...

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran, por në një sferë krejt tjetër që nuk ka lidhje me artin – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz