back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeHajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të...

Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë /emrat

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo listë “mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave, profesionistëve dhe aktivistëve”, duke theksuar se 48% e saj përbëhet nga gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.

Sipas Çekut, përfshirja e grave nuk është “dekor”, por “bosht i vizionit politik” të subjektit që ai përfaqëson. Ai e përshkroi listën si “listën e fitores së përbashkët” që sjell dije, përvojë, guxim për të sfiduar padrejtësitë dhe integritet të palëkundur.

“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz