back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeBislimi takon Kamberin – në fokus situata në Preshevë dhe diskriminimi ndaj...

Bislimi takon Kamberin – në fokus situata në Preshevë dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

“Në takim u diskutua mbi gjendjen në Luginën e Preshevës dhe politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve atje. Tutje u bisedua edhe për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar. U theksua se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë por njëkohësisht edhe domosdoshmëri”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginë e Sanxhak jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz