back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeMickoski për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Mbetemi besnikë në rrugën e...

Mickoski për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Mbetemi besnikë në rrugën e paqes, bashkë jemi më të fortë

Të ngjajshme

Tre grupe njerëzish që kanë nevojë veçanërisht për vitaminë D

Vitamina D, e njohur edhe si “vitamina e diellit”,...

Skuadrat shqiptare sonte në aksion, synojnë play-offin e garave të UEFA-s

Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë...

Behrami: Donika Gervalla ia bëri terrenin e gatshëm Serbisë

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan...

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit...

Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tha se ky pakt pavarësisht të gjithave, solli paqe dhe ruajti karakterin unitar të shtetit, përcjell TV21. Mickoski tha se 24 vjet pas, duhet të vazhdojmë rrugën e paqes, pasi siç theksoi ai, bashkë jemi më të fortë.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit 24 vjet më pas solli paqe. Solli stabilitet dhe siguroi ruajtjen e Maqedonisë unitare. Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm letër, është simbol i pjekurisë, guximit dhe mençurisë. Është përkujtim se sado që të jemi të ndryshëm në gjuhë, fe dhe kulturë ose përkatësi etnike, të gjithë ne ndajmë një histori dhe një të ardhme të përbashkët. Është dëshmi se Maqedonia mund të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se dallimet janë përparësia jonë. 24 vjet më vonë t’u tregojmë të gjithëve, në shtëpi dhe jashtë, se mbetemi besnikë në rrugën e paqes dhe bashkërisë, se kemi mësuar nga e kaluara dhe se jemi të gatshëm të shihemi në sy dhe të themi bashkë jemi më të fortë. Të rrojë atdheu ynë i përbashkët”, tha mes tjerash Mickoski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz