BallinaLajmeHamiti: Thirrjet e aleatëve për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses janë për...

Hamiti: Thirrjet e aleatëve për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses janë për VV-në, jo për partitë tjera

Të ngjajshme

Turqia e “hendikepuar” në mbrojtje, Demiral mungon ndaj Kosovës

E martja vendos kombëtaren e fundit që do të...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Muhati, ka komentuar thirrjet e aleatëve të Kosovës për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se këto thirrje po i bëhen VV-së, meqenëse partitë tjera gjithnjë i kanë respektuar aktgjykimet e Kushtetueses.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e VV-së ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet.

“BE-ja, ambasadat e shteteve kryesore perëndimore, SHBA, Britani e Madhe, Gjermani etj, kanë bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thirrjet po i bëhen Vetëvendosjes së Albin Kurtit, sepse partitë e tjera i kanë respektuar gjithëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Vetëvendosjes ka bërë shkelje seriale të Kushtetutës në këto 4-5 vjet. Në kundërshtim me Kushtetutën po qëndron në krye të Qeverisë deputeti Albin Kurti, i cili ka votuar në dhjetëra seanca të dështuara për konstituim të Kuvendit të Kosovës prej prillit deri në korrik”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz