back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSportBashkëjetesa e vështirë mes ukrainasit Zabarnyi dhe rusit Safonov në PSG

Bashkëjetesa e vështirë mes ukrainasit Zabarnyi dhe rusit Safonov në PSG

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Transferimi i mbrojtësit Ilia Zabarnyi në Paris Saint-Germain mund të krijojë probleme dhe tensione në dhomat e zhveshjes së klubit francez, duke e pasur parasysh bashkëjetesën “e vështirë” midis ukrainasit, i cili mbërriti së fundmi nga Bournemouth, dhe portierit rus, Matvey Safonov, i cili është tashmë në skuadrën parisiene, shkaku i konfliktit më shumë se trevjeçar midis dy vendeve.

Siç raporton portali “Footmercato”, një analizë e kujdesshme e rrjeteve sociale të Zabarnyi nga mediumi ukrainas “Tribuna” zbulon se mbrojtësi ka vendosur t’i ndjekë të gjithë shokët e tij të rinj të ekipit me përjashtim të Safonov, përcjell “Gazeta Express”.

Zabarnyi, në fund të fundit, gjithmonë e ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ukrainën, kështu që zgjedhja e lojtarit të lindur në vitin 2002 do të kishte kuptim të plotë.

Ndërkohë, megjithatë, gruaja e lojtarit, siç e kanë vënë re shumë përdorues rusë të internetit, me sa duket i ka fshirë të gjitha postimet e saj në rrjetet sociale përmes së cilave i fyente rusët.

“Është për të ardhur keq që nuk mund të fshihen nga planeti përgjithmonë”, është njëri prej shembujve të cituar.

Është e paqartë nëse kjo ishte një iniciativë personale, e burrit të saj, apo një kërkesë nga vetë PSG-ja për të siguruar që dy lojtarët të bashkëjetojnë sa më paqësisht të jetë e mundur.

Vlen të kujtojmë se Safonov është përmendur vazhdimisht midis lojtarëve që mund të largohen nga klubi këtë verë, megjithëse largimi tashmë i sigurt i Gigio Donnarummas mund t’i ndryshojë planet e klubit francez. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz