back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajme“Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës?”, Rama: Po vendet e rajonit që...

“Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës?”, Rama: Po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Në platformën X kryeministri Edi Rama përmes një komenti, flet për debatin e hapur se përse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës kaq shumë të nevojshëm në këto ditë me zjarre masive në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje:

Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”-shkruan Rama./Tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz