back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLargohet terasa ilegale e kafiterisë së Milan Radojiçiqit

Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Milan Radojiçiqit

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Sot gjatë ditës me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut është larguar terrasa e vendosur ilegalisht në kafiterinë kryeterroristit, Milan Radojiçiq.

Derisa inspektorati i Komunës ka larguar terrasën që ishte në sheshin “Car Lazar”, e që në katin e sipërm janë selitë e Listës Serbe.

Lidhur me këtë rast, për lajmi.net nuk ka dhënë ndonjë detaj, zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani , por se tha se njësitë policore kanë qëndruar aty gjatë aksionit, por që s’ka pasur nevojë për asistencë.

“Ne kemi informacion që dje ka shkuar Inspektorati i Punës atje që ta jap një vendim për largim të asaj terrase. Policia ka pasur informacion për këtë vendim, pasi që edhe vetë kemi qenë prezentë aty. Nuk ka pasur nevojë që ne me asistu Inspektoratin në marrje të ndonjë veprime për arsye se janë duke u kryer veprimet. Nuk është diçka e jashtëzakonshme që ne me ofrua asistencë sa herë që institucionet e Republikës së Kosovës kërkojnë të njëjtën gjë nga ne. Por, në këtë rast nuk ka ndodh”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz