back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSportSonte Superkupa e Evropës, PSG-ja dhe Tottenhami në kërkim të trofeut të...

Sonte Superkupa e Evropës, PSG-ja dhe Tottenhami në kërkim të trofeut të parë në histori

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Paris Saint-Germaini dhe Tottenhami do të zbresin sonte në fushën e blertë për një trofe të rëndësishëm.

Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e Ligës së Evropës në kërkim të trofeut të Superkupës së Evropës.

Klubi francez dhe ai anglez do t’i matin forcat në stadiumin e Udines në Itali, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

Favorit i lehtë në këtë ndeshje është kampioni francez, i cili krahas triumfit në Champions, shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve.

Sidoqoftë, në ndeshje si kjo e sontmja si dihet kurrë dhe Spurs do të mundohen ta përsërisin atë që e bëri një tjetër klub anglez, Chelsea ndaj parisienëve në finale të Kupës së Botës për Klube, për ta lënë skuadrën e Luis Enriques pa një tjetër trofe.

PSG-ja dhe Tottenhami në fakt do ta kërkojnë trofeun e parë të Superkupës së Evropës në histori të tyre.

Derisa Hotspur do të luajnë për herë të parë në një finale të tillë, për parisienët kjo do të jetë hera e dytë pas asaj ndaj Juventusit, të cilën e kishin humbur në vitin 1997. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz