back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeASH: Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s, nuk mund të jetë terren...

ASH: Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s, nuk mund të jetë terren për investime të dyshimta me lidhje serbe!

Të ngjajshme

MASHT: Hapet afati për aplikim për Provimin e Maturës Shtetërore përmes e-Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka...

“Dënimet e lehta që i po trimërojnë recidivistët”

Brenda dy ditësh, në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje....

Çështja e shqiptarëve të Luginës diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po diskutohet...

IKSHPK-ja me rekomandime për të mbajtur shtëpinë freskët gjatë ditëve të nxehta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpërndarë disa këshilla...

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për lehtësimin e blerjes së SBB-së nga Alta Banka, institucion i lidhur ngushtë me qeverinë e Beogradit dhe persona të sanksionuar ndërkombëtarisht.

“Ky është një kërcënim serioz për stabilitetin financiar, sigurinë dhe orientimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Roli i partnerit tëkoalicionit qeveritar, VLEN është si gjithmonë i dobët dhe i papërgjegjshëm – as nuk pyetet dhe as nuk reagon për vendime strategjike të tilla, duke hapur rrugë ndikimeve destabilizuese që bien ndesh me interesat tona kombëtare.

Është fakt i njohur se Alta Banka bën pjesë në një grup ekonomik të kontrolluar nga individë të afërt me pushtetin e Vuçiqit dhe me rrjetin e influencës serbe e ruse në rajon, rrjet që kërkon të ndikojë drejtpërdrejt vendimmarrjen dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, reagon ASh.

Më tej thuhet se Heshtja e Guvernatorit të Bankës Qendrore dhe organeve të sigurisë e bën këtë proces edhe më të rrezikshëm.

“Raportet e BE-së dhe shqetësimet e NATO-s për depërtimin e ndikimeve të jashtme janë të dokumentuara. Maqedonia e Veriut nuk mund të bëhet pikë strategjike për përhapjen e influencës serbo-ruse, veçanërisht në sektorin financiar.

Kërkesat tona janë të qarta. Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme e procesit të blerjes së SBB-së nga Alta Banka, si dhe ndryshime ligjore urgjente që ndalojnë investimet nga persona apo subjekte të sanksionuara ndërkombëtarisht.

Është i donosdoshën forcimi i transparencës dhe kontrollit mbi sektorin bankar, për të bllokuar kapitalin e lidhur me rrjete të huaja armiqësore, por edhe informimi dhe përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë në monitorimin e situatës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon izolim të çdo lidhjeje politike e ekonomike që favorizon interesat e Serbisë dhe Rusisë në sektorët strategjikë të vendit.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut”, reagon Aleanca për Shqiptarët.(INA)

- Advertisement -

Të Fundit