back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan, posedonin armë, municion e...

Arrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan, posedonin armë, municion e marihuanë

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër tjetër, shtetase e huaj, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Gramaçel të Deçanit.

Policia arrestoi të dyshuarit pasi posedonin armë, sasi fishekësh dhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton IndeksOnline.

“Gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 1.5 gramë” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe dy automjete për shmangie doganore, që janë proceduar te Dogana e Kosovës.

Palët janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz