back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeMeksika dëbon drejt SHBA 26 kartelë të drogës – Ishin në kërkim...

Meksika dëbon drejt SHBA 26 kartelë të drogës – Ishin në kërkim nga autoritetet amerikane

Të ngjajshme

Meksika ka dëbuar 26 figura të larta të kartelëve drejt Shteteve të Bashkuara në një marrëveshje të re me administratën Trump, ndërsa autoritetet amerikane intensifikojnë presionin ndaj rrjeteve kriminale që dërgojnë drogë përtej kufirit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës dhe Ministria e Sigurisë konfirmuan transferimet, të cilat u realizuan pas një premtimi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së se prokurorët nuk do të kërkonin dënimin me vdekje për asnjërin nga rastet.

Kjo është hera e dytë brenda disa muajve që Meksika dëbon figura të kartelëve të akuzuar për trafikun e drogës, vrasje dhe krime të tjera, mes presionit të shtuar nga administrata Trump për të frenuar ‘rrjedhën’ e drogës përtej kufirit. Në shkurt, Meksika dorëzoi 29 figura të kartelëve, përfshirë kreun e kartelit Rafael Caro Quintero, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e një agjenti të DEA-s në vitin 1985.

Këto transferime u bënë disa ditë para se të hyjnë në fuqi tarifat 25% për importet nga Meksika. Në fund të muajit të kaluar, Presidenti Donald Trump ka biseduar me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe ra dakord të shtyjë për 90 ditë tarifat prej 30% për të mundësuar negociata.

Sheinbaum ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar më shumë në fushën e sigurisë sesa paraardhësi i saj, duke u angazhuar më ashpër në luftën kundër kartelëve të Meksikës. Megjithatë, ajo ka tërhequr një vijë të qartë kur bëhet fjalë për sovranitetin e Meksikës, duke refuzuar sugjerimet nga Trump dhe të tjerë për ndërhyrjen e ushtrisë amerikane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz