back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeRaportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë...

Raportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë zona nën flakë

Të ngjajshme

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një...

Kjo është dhurata më e shtrenjtë që ka marrë Valbona

Në një nga mbrëmjet festive, ku “Pushime On Top”...

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN raporton se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, sipas raportimit dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e Shqipërisë  janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz