back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeMali i Zi: Një ushtar humb jetën, tjetri plagoset gjatë përpjekjeve për...

Mali i Zi: Një ushtar humb jetën, tjetri plagoset gjatë përpjekjeve për të shuar zjarret

Të ngjajshme

Në një aksident të ndodhur pranë Podgoricës, një ushtar nga Mali i Zi ka humbur jetën dje, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, pasi një autocisternë e përdorur për shuarjen e flakëve u përmbys. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, në bashkëpunim me ushtrinë dhe institucionet e tjera.

Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në rajonin e Kuçës dhe zonat përreth Podgoricës, si dhe mes Budvës dhe Tivarit, po vazhdojnë për ditën e dytë me radhë. Në këto zona, përveç dëmeve nga flakët, është shënuar edhe djegia e një shtëpie dhe e disa pronave të tjera. Për shkak të rrezikut, disa banorë janë evakuuar.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Miodrag Beshoviç, deklaroi: “Situata është pak më e qëndrueshme, por nuk mund të parashikojmë zhvillimet e mëtejshme. Me përkushtimin e ekipeve tona dhe mbështetjen nga partnerët, presim të marrim kontrollin mbi zjarret.”

Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të shmangin qëndrimin jashtë dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Në Mal të Zi është shpallur alarm i kuq, ndërsa era e fortë po e vështirëson më tej luftën kundër zjarreve.

- Advertisement -

Të Fundit