back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeSi e bojkoti Kusari-Lila Kurtin dhe Gjakovën, as Ardian Gola s’e ka...

Si e bojkoti Kusari-Lila Kurtin dhe Gjakovën, as Ardian Gola s’e ka “aminin” e saj

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte Ardina Golën kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në ceremoninë e prezantimit ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, raporton IndeksOnline. 

Mirëpo aty nuk është parë partnerja e koalicionit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo fillimisht ishte shprehu kundër nominimit te Agon Batushes duke kërkuar që për të parin e Gjakovës të propozohet një emër i pranueshëm për të gjithë.

Por edhe pas ndërrimit të kandidati duket se Kusari-Lila nuk e ka dhënë ‘aminin’ as për kandidaturën e Ardian Golës.

Mbetet te shihet nesër nëse Alternativa e Mimoza Kusarit do të dorëzojë në KQZ kandidatin e saj për Gjakovën, apo do të ‘detyrohet’ të kërkojë vota për kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje. /IndeksOnline/

Postimi i plotë i Vetëvendosjes për zyrtarizimin e Ardian Golës për kryetar të Gjakovës:

- Advertisement -

Të Fundit