BallinaSportEliminimi nga Liga e Kampioneve, Shkëndija mëson emrin e kundërshtarit të play-off...

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, Shkëndija mëson emrin e kundërshtarit të play-off të Ligës së Europës

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Shkëndija e Tetovës është eliminuar sot nga Liga e Kampioneve, por do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar duke marrë pjesë në fazën play-off të Ligës së Europës.

Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri, ka mësuar sot në darkë edhe emrin e kundeërshtarit me të cilin do të përballet në dy javët në vijim, për një vend në fazën në grupe të këtij turneu të dytë për nga rëndësia në Europë. Shorti i UEFA-s e kishte vënë atë përballë humbëses së çiftit të turit të tretë në Ligën e Kampioneve, Ferencvarosh-Ludogorets.

Tetovarët do të përballen me ekipin kampion të Bullgarisë, i cili nuk ia doli të kalonte hungarezët. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Bullgari, ndeshja e sotme në Hungari foli vetëm për vendasit që fituan 3-0 e vazhduan më tej në turne. Ndërsa Ludogorets tashmë duhet të bëhet gati për përballjen me Shkëndijën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz